Pas 6 vitesh pushimi po rifillojmë aktivitetin
Të dashur miqë, kolegë,
Pas një periudhe 6 vjeçare (për shkak të angzhimeve të stafit), po rifillojmë aktivitetin professional të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim Farmaceutike.
Gjatë periudhës nga themelimi, Instituti ka qenë vend ku janë organizuar aktivitetet profesionale të cilat mungonin në vendin tonë. Instituti në këto aktivitete solli përvoja të reja, studius të rinj nga vendi dhe Evropa, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe sjelljes së informacioneve të reja nga hulumtimet dhe aktivitetet profesionale evropiane. Instituti u anëtarësua edhe në EUFEPS. Organizuam dy konferenca ndërkombëtare, 3 festivale të çajrave-bimëve mjekësore, me qëllim të informimit nga profesionisti lidhur me mbledhjen, kultivimin, përgatitjen dhe përdorimin e tyre.
Do të mundohemi të vazhdojmë me aktivitete të tilla, jo vetëm me qëllim të marrjes së certifikatave, por të dijes dhe përvojave nga ekspertët vendorë e ndërkombëtarë.
Aktivitetet tona do të jenë reale, jo të fryera, por faktike e praktike. Do të mundohemi të organizojmë trajnime praktike nga fusha e Teknologjisë Farmaceutike-recepturës magjistrale, Farmakognozisë dhe përdorimit praktikë të bimëve mjekësore, praktikave të mira framaceutike në laborator magjistral, barnatore etj. Këto trajnime do të jenë të udhequra nga ligjërues profesionalë të provuar në fushën e farmacisë.
Andaj, ju ftojmë që të ribashkoheni në aktivitetet tona profesionale.
Me respekt,